• English
  • Shqip
  • KYÇU
    BOOKS ARE A UNIQUELY PORTABLE MAGIC

    HISTO-
    RIKU

    Shtëpia Botuese Dukagjini, ka një histori..

    E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën në këto anë, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh dhe me përkrahjen e pa rezervë të Ndërmarrjes Grafike Botuese Librare së atëhershme, Shtëpia Botuese “Dukagjini” për një kohë të shkurtër u promovua në njërën nga shtëpitë më të mëdha botuese, jo vetëm në Kosovë e ndër shqiptarë, por edhe më gjerë. Me emrin e tij lidhen ide e ndërmarrje të guximshme botuese, që u paraqitën në përurime, panaire e manifestime të tjera të librit në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Frankfurt, Gjenevë, Paris, etj. Në mbështetje të aktiviteteve të saj ishte hapur edhe Libraria Ndërkombëtare në Prishtinë, e para e këtij lloji në Kosovën e pasluftës.

    Duke filluar me seritë “Fryma” (dijet humane) dhe “Rozafa” (letërsi) e më vonë me “Botimet e veçanta” dhe “Dukagjini Balkan Books” (në gjuhë të huaja), pak vite pas luftës, “Dukagjini”mblodhi rreth vetes autorët më të njohur të teksteve shkollore , për t’u bërë sot lider i botimeve të arsimit fillor e të mesëm të reformuar.

    “Dukagjini” përuroi të parën “web page” (ueb faqe), në mesin e botuesve shqiptarë. Ka marrë shumë mirënjohje e çmime të rëndësishme, autorët e tij u botuan në disa gjuhë botërore, ndërsa në kolonat e botimeve të veta, të shquara për përgatitje profesioniste dhe dizajn modern, përveç në gjuhën shqipe botoi edhe libra në gjuhë angleze, gjermane e frënge.

    I njohur për respektimin rigoroz të të drejtave të autorit, “Dukagjini” ka bashkëpunuar me botues të vendit e të jashtëm, me shpërndarës ndërkombëtarë, me organizata e fondacione të shoqërisë civile si dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, me licencat e së cilës ka sjellë gjithë programin e teksteve shkollore.

    Dukagjini solli standarde të reja në fushën e teksteve shkollore mbështetur në kurrikula të MASHT jo vetëm duke tubuar rreth vetes autorë të zgjedhur dhe kompetentë por edhe duke i kushtuar kujdes të veçantë prezantimit grafik, dizajnit e ilustrimeve.
    HISTO

    GJERGJ FISHTA (translated from Robert Elsie)

    THE HIGHLAND LUTE

    The Highland Lute (Alb. Lahuta e Malcís) is a 15,613-line historical verse epic, a panorama of northern Albanian history from 1862 to 1913 which mirrors the long Albanian struggle for freedom and independence. This literary masterpiece was composed for the most part between 1902 and 1909, though it was refined and amended by its author over the following quarter of a century.

    BASHMIR XHEMAJ

    “Një Shqiptar në CIA

    Ky libër sjell rrëfimet e vjetra të banorëve të Vërrinit se si Destan Berisha ishte shndërruar gati në një legjendë. Por, tregimet e vërteta përmbajnë anë të errëta, ashtu sikurse edhe ato të ndritshme. ​​

    ROBERT ELSIE

    ALBANIAN FOLKTALES AND LEGENDS

    Folk tales and legends are still very much alive in the mountains of Albania, a land of haunted history. They are recited in the evenings after a day’s work or out in the fields, they are learned by heart and pass, as if immortal, from one generation to the next.