• English
  • Shqip
  • KYÇU

    Dukagjini

    Çka është dhe si punohet me materialet e paketës didaktike“Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë”

    Paketa didaktike “Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë”përgatitur nga autoret: Saranda Kumnova Pozhegu dhe Aurela Zisi është mbështetur në kurrikulën e re që ka nxjerrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për klasën përgatitore.

    Përmbajtja e paketës didaktike

    1. Paketa përbëhet nga tre libra pune për fëmijën, të ndarë sipas tri periudhave. Libri i parë është konceptuar për periudhën Shtator-Dhjetor; Libri i dytë është konceptuar për periudhën Janar-Mars; Libri i tretë është konceptuar për periudhën Prill-Qershor.

    Brenda secilit libër jepen të integruara njohuritë dhe veprimtaritë nga të gjitha lëndët që zhvillohen në klasën përgatitore. Ato ndërthuren në mënyrë të tillë që fëmija të punojë në librin e vet të punës, por edhe të luajë me objekte dhe sende konkrete në veprimtaritë e tjera të planifikuara për ditën nga mësuesi/ja.

    Librat janë shtypur në letër ekologjike, të certifikuar nga FSC.

    ! Për shkak të peshës së pakos, të moshës së fëmijës dhe qëllimit që ka viti përgatitor, të tre librat e punës qëndrojnë në klasë dhe plotësohen aty prej tij/saj. Vetëm me dëshirën e fëmijës apo të prindit mundet që libri të merret në shtëpi (për t’u parë e për t’u shfletuar për kënaqësinë e arritjeve të fëmijës). ! Librat e punës nuk janë konceptuar për t’u dhënë si detyrë e pavarur dhe të punohen prej fëmijëve në shtëpi.

    a) Pjesë e paketës është “Alfabeti i gjuhës shqipe”, i cili u shërben fëmijëve për të mbajtur mend shkronjat duke nisur nga figurat që i shoqërojnë. Janë realizuar fletë për përsëritjen e shkronjave dhe fletë për përsëritjen e numrave deri në 10; Kartelat e kartonit me shkronjat e mëdha të shtypit, me fjalë dhe me figura; Kartelat me numra, figura, fjalë dhe paraqitjen e numrit me pika.

    ! Fletët e përsëritjes së shkronjave e të numrave me kartelat përkatëse mundet të merren nga fëmija në shtëpi dhe ai/ajo të luajë e të ushtrohet më tepër me to me ndihmën e prindit.

    b) Për temat mujore janë parashikuar projekte të cilat do të realizohet në bashkëpunim mësues-prind-fëmijë.

    ! Edhe fletët e projekteve janë konceptuar si punime individuale, në çift ose në grup. Me dëshirën e fëmijës ato mund të merren në shtëpi dhe fëmija t’i plotësojë me prindin ose të shtojë elemente pas punës së kryer në klasë.

    2. Çanta e fëmijës ka brenda një plastelinë, me të cilën fëmija do të realizojë modelime të ndryshme sipas programit dhe dëshirës individuale.

    ! Puna me plastelinë kryhet si në klasë edhe në shtëpi. Çanta që ndodhet në pako mbahet nga fëmija. Merret dhe sillet në klasë çdo ditë.

    3. Pjesë e paketës është “Dosja e fëmijës”, e cila ndihmon mësuesin të organizojë punimet e fëmijëve sipas 10 muajve të vitit shkollor.

    ! Dosja e fëmijës qëndron në klasë dhe mbushet me punimet që ai/ajo bën.! Nga dosja shkëputen fletët informuese dhe u jepen prindërve për të marrë një informacion në lidhje me përmbajtjen kurrikulare, me vëzhgimin e fëmijëve dhe me ndjekjen e curisë dhe të përparimit të tij/saj.

    Ilustruar nga piktori i njohur për fëmijë: Kosta Zhonga i njohur si Xhaxhi Piktori, paketa didaktike sjell risi në pakot e nivelit të klasës përgatitore kështu duke krijuar personazhe atraktivë, bashkëkohor dhe të dashur për fëmijë.
    Ndërsa koncepti vizual, dizajni dhe kopertina është realizuar nga Gurakuq Dobruna.