• English
  • Shqip
  • KYÇU

    Dukagjini

    MANUALI PËR REGJISTRIM PËR MËSIMDHËNËS

    Të nderuar mësimdhënës/e,

    Që qasja juaj për përdorimin e WEB-faqes zyrtare të Shtëpisë Botuese Dukagjini të jetë më e lehtë dhe praktike, ju lutemi për pak kohë dhe durim gjatë plotësimit së formës së regjistrimit në faqe, në mënyrë që të jeni sa më afër teksteve shkollore e në veçanti librave për mësimdhënës/e.

    Të dhënat të cilat i plotësoni do të ruhen në database, ndërsa përdorimi i tyre do të jetë vetëm për nevoja të brendshme të shtëpisë botuese dhe asnjëherë për keqpërdorimin e tyre.

    Në vazhdim, ju ftojmë të ndiqni hapat të cilat iu udhëzojnë se si t’i shkarkoni librat për mësimdhënës/e.

    HAPI 1

    Hapni web faqen me këtë emër: www.dukagjinibotime.com

    HAPI 2

    Gjeni butonin KYÇU, i cili ndodhet lartë anën e djathtë të ballinës së faqes.

    HAPI 3

    Pasi të keni klikuar mbi butonin KYÇU, hapet tabela ku kërkon kyçjen tuaj në web faqe. Meqenëse është hera e parë që e vizitoni faqen, klikoni poshtë mbi shkrimin regjistrohu.

    HAPI 4

    Pasi të keni klikuar mbi shkrimin regjistrohu hapet forma e regjistrimit ku duhet ta plotësoni me të dhënat tuaja.

    HAPI 5

    Pas plotësimit të formës, hapet njoftimi ku tregon se regjistrimi është kryer me sukses. Në qoftë se nuk pranohen të dhënat tuaja, atëherë kthehuni dhe kontrolloni se a i keni plotësuar të gjitha rreshtat e formës së regjistrimit.

    HAPI 6

    Pasi të jetë pranuar regjistrimi me të dhënat tuaja, kthehuni tek butoni KYÇU në ballinë dhe provoni qasjen me emrin tuaj dhe fjalëkalimin të cilin e keni vendosur gjatë plotësimit të formës së regjistrimit. Pasi t’i keni shkruar, klikoni mbi butonin KYÇU dhe përfundoni procesin e hapjes së llogarisë tuaj të re.

    HAPI 7

    Tani keni një llogari në WEB faqen zyrtare të Shtëpisë Botuese Dukagjini dhe lirshëm mund t’i qaseni teksteve për mësimdhënës/e.

    Në ballinë, anën e majtë, në formë libri gjeni ikonën e MENY-së dhe pasi të klikoni mbi të hapen materialet të cilat mund t’i gjeni brenda faqes.

    HAPI 8

    Klikoni në opsionin TEKSTE SHKOLLORE dhe pasi të klikoni, gjeni në rreshtin e 3-të opsionin LIBRI PËR MËSIMDHËNËS/E. Me të klikuar mbi këtë opsion, ju hapni dritaren me të gjitha tekstet për mësimdhënës/e për të gjitha lëndët dhe klasat. Sapo të afroni kursorin mbi libër, hapet libri dhe duke klikuar mbi të fillon shkarkimi i tekstit.

    HAPI 9

    MENY gjeni edhe opsionin KONTAKTI. Ju lutemi ndihuni të lirë të na shkruani për çdo sugjerim, problem apo pyetje që keni.

    Kërkojmë falje nëse gjatë procesit hasni në pengesa, probleme apo gabime teknike, shpresojmë të kemi mirëkuptimin tuaj sepse WEB faqja është në proces të avansimit dhe ju premtojmë që shumë shpejtë do të rregullohet!

    SUKSESE!