Shtëpia botuese “Dukagjini”


E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën në këto anë, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh dhe me përkrahjen e parezervë të Ndërmarrjes Grafike Botuese Librare të atëhershme, Shtëpia Botuese “Dukagjini” për një kohë të shkurtër u promovua në njërën nga shtëpitë më të mëdha botuese jo vetëm në Kosovë e ndër shqiptarë, por edhe më gjerë. Me emrin e saj lidhen ide e ndërmarrje të guximshme botuese, që u paraqitën në përurime, panaire e manifestime të tjera të librit në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Frankfurt, Gjenevë, Paris etj. Në mbështetje të aktiviteteve të saj ishte hapur edhe Libraria Ndërkombëtare në Prishtinë, e para e këtij lloji në Kosovën e pasluftës.

Duke filluar me seritë “Fryma” (dijet humane) dhe “Rozafa” (letërsi) e më vonë me “Botimet e veçanta” dhe “Duka- gjini Balkan Books” (në gjuhë të huaja), pak vite pas luftës, “Dukagjini”mblodhi rreth vetes autorët më të njohur të te-ksteve shkollore, për t’u bërë sot lider i botimeve të arsimit fillor e të mesëm të reformuar.

“Dukagjini” krijoi të parën ueb-faqe, në mesin e botuesve shqiptarë. Ka marrë shumë mirënjohje e çmime të rëndësishme; autorët e tij u botuan në disa gjuhë botërore, ndërsa në kolonat e botimeve të veta, të shquara për përgatitje profesionale dhe disenj modern, përveç në gjuhën shqipe, botoi edhe libra në gjuhë angleze, gjermane e frënge.