Shfleto

PAKETA DIDAKTIKE: “MËSOJ SI NXËNËS, LUAJ SI FËMIJË”

PAKETA DIDAKTIKE: “MËSOJ SI NXËNËS, LUAJ SI FËMIJË”

(LIBRI 2: PERIUDHA JANAR-MARS – KLASA PËRGATITORE)

Çka është dhe si punohet me materialet e Paketës Didaktike:
“Mësoj si Nxënës, Luaj si Fëmijë”?

 

Paketa didaktike “Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë” është mbështetur në kurrikulën e re që ka nxjerrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për klasën përgatitore.

 

Përmbajtja e paketës didaktike:

 

1. Paketa përbëhet nga tre libra pune për fëmijën, të ndarë sipas tri periudhave. Libri i parë është konceptuar për periudhën Shtator-Dhjetor; Libri i dytë është konceptuar për periudhën Janar-Mars; Libri i tretë është konceptuar për periudhën Prill-Qershor.
Brenda secilit libër jepen të integruara njohuritë dhe veprimtaritë nga të gjitha lëndët që zhvillohen në klasën përgatitore. Ato ndërthuren në mënyrë të tillë që fëmija të punojë në librin e vet të punës, por edhe të luajë me objekte dhe sende konkrete në veprimtaritë e tjera të planifikuara për ditën nga mësuesi/ja.
Librat janë shtypur në letër ekologjike, të certifikuar nga FSC.
! Për shkak të peshës së pakos, të moshës së fëmijës dhe qëllimit që ka viti përgatitor, të tre librat e punës qëndrojnë në klasë dhe plotësohen aty prej tij/saj. Vetëm me dëshirën e fëmijës apo të prindit mundet që libri të merret në shtëpi (për t’u parë e për t’u shfletuar për kënaqësinë e arritjeve të fëmijës).
! Librat e punës nuk janë konceptuar për t’u dhënë si detyrë e pavarur dhe të punohen prej fëmijëve në shtëpi.

 

a) Pjesë e paketës është “Alfabeti i gjuhës shqipe”, i cili u shërben fëmijëve për të mbajtur mend shkronjat duke nisur nga figurat që i shoqërojnë. Janë realizuar fletë për përsëritjen e shkronjave dhe fletë për përsëritjen e numrave deri në 10; Kartelat e kartonit me shkronjat e mëdha të shtypit, me fjalë dhe me figura; Kartelat me numra, figura, fjalë dhe paraqitjen e numrit me pika.
! Fletët e përsëritjes së shkronjave e të numrave me kartelat përkatëse mundet të merren nga fëmija në shtëpi dhe ai/ajo të luajë e të ushtrohet më tepër me to me ndihmën e prindit.

 

b) Për temat mujore janë parashikuar projekte të cilat do të realizohet në bashkëpunim mësues-prind-fëmijë.
! Edhe fletët e projekteve janë konceptuar si punime individuale, në çift ose në grup. Me dëshirën e fëmijës ato mund të merren në shtëpi dhe fëmija t’i plotësojë me prindin ose të shtojë elemente pas punës së kryer në klasë.

 

2. Çanta e fëmijës ka brenda një plastelinë, me të cilën fëmija do të realizojë modelime të ndryshme sipas programit dhe dëshirës individuale.
! Puna me plastelinë kryhet si në klasë edhe në shtëpi. Çanta që ndodhet në pako mbahet nga fëmija. Merret dhe sillet në klasë çdo ditë.

 

3. Pjesë e paketës është “Dosja e fëmijës”, e cila ndihmon mësuesin të organizojë punimet e fëmijëve sipas 10 muajve të vitit shkollor.
! Dosja e fëmijës qëndron në klasë dhe mbushet me punimet që ai/ajo bën.
! Nga dosja shkëputen fletët informuese dhe u jepen prindërve për të marrë një informacion në lidhje me përmbajtjen kurrikulare, me vëzhgimin e fëmijëve dhe me ndjekjen e curisë dhe të përparimit të tij/saj.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor “Paketa Didaktike”, për klasën e përgatitore, me vendimin numër 181/01-b, të datës 27.06.2019.

Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021
Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 25.000

 

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Paketa Didaktike – Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë – Libri 2 për klasën përgatitore
Saranda Kumnova-Pozhegu, Aurela Zisi
saranda.pozhegu@gmail.com; aurelazisi@yahoo.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Redaktore: Jorina Kryeziu-Shkreta
Lektura dhe korrektura: Fatjon Zekaj, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Dizajni: Gurakuq Dobruna
Ilustrimet: Kosta Zhonga
Kopertina: Gurakuq Dobruna

 

Recensentë: Dr. Sindorela Doli Kryeziu, Dr. Mimoza Carka, Krenare Dylazeka, Msc. Shpresa Frrokaj, Pedagog Ismet Potera

 

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

372.874(076.5)
Kumnova-Pozhegu, Saranda
Paketa Didaktike: Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë / Saranda Kumnova-Pozhegu, Aurela Zisi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. Libri 2; 23.5 cm.
Libri 2. – 128f.: ilustr.; me ngjyra.
1. Zisi, Aurela

 

ISBN 978-9951-623-12-4

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor “Paketa Didaktike”, për klasën e përgatitore, me vendimin numër 181/01-b, të datës 27.06.2019.

Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

Autorët

Saranda Kumnova Pozhegu, Aurela Zisi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët saranda.pozhegu@gmail.com aurelazisi@yahoo.com