DITA E XHUFKAVE

DITA E XHUFKAVE

Në romanin “Dita e xhufkave” të Rifat Kukajt rrëfehet udhëtimi i Fatosit dhe i Kapedanit, të njohur si Ujku i detit, bashkë me Pulëbardhën dhe Delfinin, të cilët nisen në kërkim të Ujdhesës së Luleve. Gjatë lundrimit, ata përballen me rreziqe të ndryshme dhe përjetojnë aventura që i afrojnë gjithnjë e më shumë drejt qëllimit të tyre. Udhëtimi i tyre nuk është vetëm kërkim i një vendi të largët, por edhe mision për të përhapur paqen, dashurinë dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Përmes të rrëfyerit të ngrohtë e me humor, Rifat Kukaj arrin të krijojë botën që çdo fëmijë ëndrron; të mbushur me mirësi e dashuri.

Botime të ngjashme