DITARI I ANA FRANKUT

DITARI I ANA FRANKUT

Në veprën “Ditari i Ana Frankut” shtjellohet historia e Anës, një vajze hebreje që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, detyrohet të fshihet së bashku me familjen e saj për t’u shpëtuar përndjekjeve naziste. E fshehur për më shumë se dy vjet në një hapësirë të mbyllur në Amsterdam, Ana, në ditarin e saj, i shpreh mendimet, frikërat, ëndrrat dhe shpresat e një vajze që dëshiron të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Përmes shkrimeve të saj të sinqerta, ajo shpërfaq jo vetëm vështirësitë e një kohe të errët, por edhe forcën, optimizmin dhe dëshirën e madhe për një botë më të mirë. Ditari i saj mbetet dëshmi prekëse e vuajtjeve të njerëzve, veçan hebrenjve, gjatë luftës, njëherësh zë i fuqishëm i një vajze që, edhe në rrethana të jashtëzakonshme, nuk humbi besimin te njerëzit dhe te jeta.

Botime të ngjashme