Abetarja e re mbarëkombëtare vjen si paketë e kompletuar, e përbërë nga: Libri i nxënësit, Fletorja e punës, Libri i mësuesit dhe versioni digjital i Librit të nxënësit. Për këtë moshë nxënësish, është e rëndësishme që të mësojnë nga kombinimi tekst-ilustrim, që e karakterizon Abetaren e re.

ABETARE

Abetarja e re vjen si pako e kompletuar, e përbërë nga: Libri i nxënësit, Fletorja e punës, Libri i mësuesit dhe versioni digjital i Librit të nxënësit. Për këtë moshë nxënësish, është e rëndësishme që të mësojnë nga kombinimi i duhur tekst-ilustrim, çka e karakterizon këtë abetare. Çdo tekst i përfshirë ka vlerë edukative, saktësi shkencore dhe është në përputhje me moshën, mundësitë njohëse dhe interesat e nxënësve. Abetarja vjen edhe në versionin digjital, ku nxënësit, përmes interaktivitetit, mund t’i shikojnë videot që lidhen me njësitë mësimore për secilën fonemë, t’i zgjidhin detyrat e dhëna dhe të marrin përgjigje automatike për saktësinë e tyre.

“Abetarja” është e përbashkët për sistemin arsimor në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Është botuar në bashkëpunim me shtëpinë botuese “PEGI”.

ISBN: 978-9951-05-681-6

ABETARE – FLETORE PUNE

Fletorja e punës është shoqëruese e librit kryesor, e cila u mundëson nxënësve të aftësohen për shkrim-lexim përmes aktiviteteve grupore, ushtrimeve, projekteve e detyrave. Përmes tyre, nxënësit formojnë të kuptuarit bazë të gjuhës shqipe, aftësohen të lexojnë tekste të thjeshta, pasurojnë leksikun dhe krijojnë shprehi të mira bashkëpunimi.

ISBN: 978-9951-05-680-9

ABETARE – LIBËR PËR MËSUESIN 

Libri i mësuesit/es për abetaren përmban të gjitha planet e detajuara për orët, si dhe shpjegimet njësi për njësi, të cilat e udhëzojnë dhe e ndihmojnë mësuesin/en për organizimin dhe zhvillimin e orëve mësimore. Ai përmban shembuj konkretë, aktivitete didaktike, ushtrime dhe projekte të përshtatshme për moshën dhe interesin e nxënësve. Gjithashtu, ky libër mundëson edhe diferencimin e mësimit, duke siguruar që mësuesit/et angazhojnë nxënësit sipas ritmit të tyre të nxënies, duke përdorur strategji dhe aktivitete për zhvillimin e aftësive bazike të shkrim-leximit.

ISBN: 978-9951-05-724-0