MJEGULL
MJEGULL
Autori |
Miguel de Unamuno |
---|
“Mjegull” nga Miguel de Unamuno solli ndryshime të mëdha në letërsinë botërore, qoftë për nga trajtimi tematik, qoftë për nga risitë narratologjike. Personazhi i Unamunos gjendet gjithnjë në zgrip, duke u luhatur mes ëndrrës dhe zhgjëndrrës, mes reales dhe irreales, të vërtetës dhe të pavërtetës etj., dhe përmes këtij rrëfimi, autori trajton problemin më të madh të qenies njerëzore, dyshimin në ekzistencën e vet. Mendoj, prandaj jam apo jam, prandaj mendoj, fraza dekartiane bëhet lajtmotiv i këtij romani që, përveç lojës narratologjike dhe diskursit filozofik, shoqërohet fund e krye me një sentimentalizëm që rrjedh nga naiviteti i personazhit kryesor, Augusto Perezit.
Autor: Miguel de Unamuno
Përktheu: Orjela Stafasani
ISBN: 978-9951-05-442-3