BIOLOGJIA 6 (FLETORE PUNE)
Fletorja e punës “Biologjia 6’ është hartuar në bazë të planprogramit mësimor, sipas Kurrikulës së re të aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.
Kjo fletore e punës është pjesë e kompletit të librit të mësimit “Biologjia 6” dhe do t’u shërbejë nxënësve dhe mësimdhënësve si mjet ndihmës.
Duke shfrytëzuar këtë fletore pune për të zgjidhur detyrat e ndryshme, do të mësoni dhe përsëritni materialin dhe do t’i shtoni njohuritë tuaja. Do t’ju mundësojë të jeni pjesëmarrës aktivë në procesin e mësimnxënies, të jeni njëkohësisht më kreativë dhe më të pavarur.
Detyrat si: plotëso fjalitë, plotëso tabelat, lidh shprehjet, rretho përgjigjen e saktë etj.,do t’ju mundësojnë të përsërisni konceptin e përmbajtjes së njësisë mësimore dhe të reflektoni.
Ushtrimet, eksperimentet, fjalëkryqet, aktivitetet në terren do t’ju ndihmojnë që më mirë t’i njihni dukuritë e ndryshme në natyrë dhe mjedis dhe të nxirrni përfundimet e duhura.
Plotësimi i fletores së punës mund të bëhet individualisht ose bashkërisht me nxënësit e tjerë. Ushtrimet, eksperimentet bëhen në bashkëpunim me mësimdhënësin/en dhe me nxënës të tjerë.
Nga fletorja e punës në ndonjë rast mund të jepen edhe detyra shtëpie nëse mësimdhënësi/ja e sheh të arsyeshme. Aktivitetet e nxënësve në klasë apo terren duhet të përcillen vazhdimisht nga mësimdhënësi/ja.
Ky model i fletores së punës është bërë duke u konsultuar dhe me mësimdhënës të biologjisë të shkollës së mesme të ulët dhe të lartë. Kjo fletore e punës lehtëson edhe punën e mësimdhënësit/es, dhe mundëson zbatimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Në fund të fletores së punës keni listat e përpiluara për plotësimin e të dhënave nga hulumtimet në terrene të parapara në kurrikulë.
Suksese në mësim dhe në zgjedhje të detyrave ju dëshirojnë, Autorët.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 292/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Biologjia 6 – Fletore Pune për klasën e gjashtë
Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
behxhetm@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Esat Hoxha, Dr. Esad Dauti, Msc. Xhavit Sahiti, Psikologe Gyltene Selimi, Pedagog Remzi Bujari
Lektorë: Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Përpunimi kompjuterik: Valmir Mustafa
Dizajni: Leopard Cana
Kopertina: Leopard Cana
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
57(076.1/)(075.2)
Mustafa, Behxhet
Biologjia 6 – Fletore Pune / Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 116f: ilustr; 24 cm.
1. Hajdari, Avni 2. Mustafa Sojeva, Shpresa
ISBN 978-9951-05-284-9
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 292/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Autorët |
Behxhet Mustafa, Avni Hajdari, Shpresa Sojeva Mustafa |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI |
Kontakti |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët behxhetm@yahoo.com |