GJEOGRAFIA 6 (FLETORE PUNE)
Të dashur nxënës/e,
Fletore pune është tekst shoqërues i librit bazë Gjeografia 6, të cilin nxënësit do ta përdorin për të përforcuar njohuritë e tyre gjeografike si dhe të bëjnë ndërlidhjen ndërmjet mësimit të gjeografisë dhe njohjes së proceseve natyrore dhe shoqërore në mjëdisin gjeografik. Kjo fletore pune është konceptuar sipas njësive mësimore, të cilat gjenden në libër bazë, andaj, në disa raste kërkohet që të plotësohet duke shfrytëzuar atë.
Në fletore pune të Gjeografisë për klasën e 6-të nxënësi dhe mësimdhënësi do të gjejnë kërkesa (pyetje dh detyra) të ndryshme në të cilat kërkohet përgjigje në të gjitha nivelet e dijes, duke filluar nga njohja (ku nxënësi e plotëson duke u përgjigjur në pyetjet e thjeshta), zbatimi (ku nxënësi plotëson përgjigje, jep mendime duke zbatuar njohuritë gjeografike në jetën e përditshme) dhe mendimi kritik (ku nxënësi do të japë mendim ndryshe rreth problemeve gjeografike).
Disa pjesë të fletore pune kanë edhe tekst sqarues i cili do të sqarojë/ndihmojë në zgjidhjen e kërkesave të ndryshme. Në disa raste, kërkohet nga ju ta plotësoni fletore pune me fotografi të cilat ju duhet t’i bëni në vendbanimin tuaj. Kësisoj, ju, jo vetëm që do ta mësoni gjeografinë në aspektin teorik, por edhe do ta praktikoni në jetën e përditshme, duke vështruar në mënyrë kritike mjedisin gjeografik. Kjo fletore pune, së bashku me librin bazë të Gjeografisë do të ju mundësojë të kuptoni marrëdhëniet shkak-pasojë në Tokë.
Fletore pune është shoqëruar me ilustrime, figura, harta të ndryshme, të cilat do të lehtësojnë arritjen e rezultateve të të nxënit të fushës kurrikulare dhe të lëndës së gjeografisë.
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 298/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 30.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Gjeografia 6 – Fletore pune për klasën e gjashtë
Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani
valbonbytyqi@hotmail.com; ars_ejupi@hotmail.com; ibrahimramadani@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Anda Gjikolli, Adelinë Selmani, Fatjon Zekaj
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Flamur Krasniqi
Kopertina: Rinor Kelmendi
Recensentë: Msc. Sami Restelica, Dr. Tomor Qela, Msc. Addhe Krasniqi, Fikrie Robaj
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
911.2(4/9)(076.1)(075.2)
Bytyqi, Valbon
Gjeografia 6: fletore pune / Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 84f: ilustr; 24 cm.
1. Ejupi, Arsim 2. Ramadani, Ibrahim
ISBN 978-9951-05-295-5
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 298/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Autorët |
Valbon Bytyqi, Arsim Ejupi, Ibrahim Ramadani |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI |
Kontakti |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët valbonbytyqi@hotmail.com ars_ejupi@hotmail.com ibrahimramadani@yahoo.com |