Shfleto

GJUHA SHQIPE 6 (FLETORE PUNE)

Teksti Gjuha Shqipe 6, bazuar në kurrikulën e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë të Republikës së Kosovës, është hartuar në atë mënyrë që t’u ofrojë nxënësve/nxënëseve dhe mësimdhënësve/mësimdhënëseve një koncept të ri të tekstit shkollor. Teksti synon ta përmbushë objektivin themelor në arsimin e detyruar në Kosovë që është mësimi i gjuhës dhe i shkathtësive komunikuese. Ai është ideuar me synimin që të arrihen kompetencat e kësaj shkalle, siç janë: kompetenca komunikuese dhe e të shprehurit për t’u realizuar komunikimi efektiv, kompetenca e të menduarit për të nxitur mendimin kreativ dhe kritik, kompetenca të mësuarit për të nxënë në mënyrë të vazhdueshme që të kemi individs të suksesshëm në hap me kohën, kompetenca për jetë, punë dhe mjedis që nxënësit të jenë kontribuues produktivë në shoqëri, kompetenca personale që të ndërtojmë individë të shëndoshë dhe kompetenca qytetare që të ndërtojmë qytetarë të përgjegjshëm. Teksti synon që t’i përmbushë këto kompetenca dhe t’i përforcojë e t’i thellojë më tej shkathtësitë gjuhësore dhe të leximit e të shkrimit të nxënësve.

 

Teksti përbëhet nga 37 njësi tematike në të cilat nxënësit do të mësojnë për tema gjuhësore e letrare, si dhe për tema joletrare që lidhen me përditshmërinë, me shoqërinë, me mjedisin dhe me shkencat e tjera. Temat e trajtuara në tekst janë të harmonizuara edhe me Fletoren e punës, e cila si pjesë, e veçantë e pakos Gjuha Shqipe 6 që përfshin edhe Librin e mësuesit/es, është konceptuar me detyra dhe me ushtrime për t’i përforcuar e për t’i thelluar më tej këto kompetenca e shkathtësitë gjuhësore e komunikuese. Të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit janë gërshetuar harmonishëm në tekst, duke bërë që nxënësit me lehtësi të arrijnë rezultate në aspektin teorik dhe praktik.
Përbërja tematike dhe konceptore e njësive shkon në përpjesëtim me objektivat dhe rezultatet e pritshme brenda orëve të caktuara të mësimit. Njësitë (mund të) përfshijnë gërshetim temash dhe objektivash e rezultatesh të pritshme dhe nuk janë simetrike si vëllim.

 

Teksti synon që në përfundim të klasës së gjashtë nxënësit të thellojnë dijet gjuhësore lidhur me sistemin fonetik e fonologjik të gjuhës shqipe (tingujt, fonemat, theksi, rrokja, intonacioni), me sistemin leksikor e semantic (fjala dhe kuptimet e saj, struktura dhe përbërësit e fjalës, shprehjet figurshme dhe frazeologjike), me sistemin morfologjik (emri, mbiemri, përemri, numrat, folja, ndajfolja, parafjala, lidhëza) dhe me sistemin sintaksor (kryefjala, kallëzuesi, kundrinori, rrethanori, përcaktori, fjalia e thjeshtë dhe e përbërë) dhe, njëherësh, ata/ato të njihen me varietet e gjuhës shqipe dhe të aftësohen për t’i përdorur në mënyrë korrekte kur shkruajnë (shenjat e pikësimit: pikën, pikëpyetjen, pikëçuditjen, presjen, apostrofin; shkronjën e madhe, shkronjën ë; parafjalët dhe lidhëzat).

 

Libri synon që nxënësit të arrijnë të lexojnë e të interpretojnë në mënyrë të kuptimshme tekste të kategorive dhe të gjinive (zhanreve) të ndryshme letrare (poezi, tregim, novelë, roman, dramë, përrallë, barcoletë) dhe, po ashtu, të zbërthejnë e të shkruajnë tekste joletrare (lajme, kuriozitete, udhëzime, biografi e autobiografi, shkrime studimore e shkollore), si dhe të mësohen sit ë shkruajnë mesazhe të ndryshme (kërkesa, njoftime, falenderime, ftesa, urime) dhe ese të ndryshme (rrëfyese, përshkruese, argumentuese). Po ashtu, synohet që ata/ato të mësojnë lidhur me strukturën e teksteve të ndryshme letrare (drama, romani, poezia, përralla, barcoleta) dhe joletrare (letrat, lajmet, esetë, biografitë), për t’u pajisur me shkathtesi që të zbërthejnë material leximore të shkalleve të larta të vështirësisë e të abstraksionit dhe në këtë mënyrë që të mund t’i shkruajnë edhe vetë ato.
Mësimi i shkathtësive për kërkim dhe për hartim të teksteve të kategorive dhe të tipave të ndryshëm është një objektiv me rëndësi i këtij teksti.

 

Po ashtu, teksti synon që nxënësit të zhvillojnë shkathtësi për të komunikuar rrjedhshëm me gojë e me shkrim për t’i shprehur lirshëm idetë, mendimet dhe pikëpamjet e tyre , për të bashkëbiseduar e për të diskutuar me argumente lidhur me tema e problem të ndryshme, për të përshkruar sende, objekte e pamje dhe për të rrëfyer situata reale e imagjinare. Synohet që përmes leximit (me zë) të nxitet edhe shkathtësia e dëgjimit të tekstit për ta afruar gjuhën më komplekse dhe fjalësin e ri bashkë me zbërthimin kuptimor të tij. Pastaj, diskutimet, detyrat dhe pyetjet e ndryshme në tekst dhe në fletore të punës synojnë krijimin e shkathtësivepër zbërthime të koncepteve abstrakte dhe lidhjeve tekstore me përvojat vetanake.

 

Teksti ka për synim që nxënësi të pajiset me dije kulturore lidhur me të kaluarën dhe të sotmen e shoqërisë shqiptare në veçanti dhe të shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Njëherësh, synohet që nxënësit të shkathtësohen për të lexuar në mënyrë të vazhdueshme tekste të kategorive dhe të tipave të ndryshëm që pajisin me dije dhe me ndjenjën artistike të së bukurës dhe, në këtë mënyrë, të përgatiten për të qenë individë kontribuues, të shëndoshë dhe të përgjegjshëm kudo që jetojnë.
Teksti dhe dizajni i tekstit janë krijuar me synimin që të krijohet një komunikim më I plotë, përfshirë ilustrimet pamore. Mësimdhënësit/mësimdhënëset pritet që, sipas nevojës, të shtojnë a të heqin detyra, të japin sqarime të nevojshme, të ofrojnë zgjidhje shtesë dhe të përzgjedhin mënyra të të lexuarit (të përbashkëta, individuale, në çift). Lexuesi/lexuesja dhe teksti shkojnë në raport me detyrën e kërkuar.

 

Disa detyra janë më të thjeshta e disa më të vështira. Mësimdhënësi duhet të përcaktojë shkallën e thellësisë së tekstit, ta zbërthejë synimin didaktik të atij teksti, si dhe të dallojë kur teksti synon të ofrojë informacion, argëtim apo udhëzim (p.sh. kur ofrohen njësitë mësimore).
Konteksti i mësimit, ndërkaq, lidhet me elemente të tilla si shkalla shoqërore, aftësia intelektuale dhe ambienti fizik. Gjatë gjithë kësaj kohe është shumë me rëndësi që mësimi të mos jetë shumë i ngurtë. Një pjesë shumë e madhe e librit është krijuar në mënyrë që të mësohet përmes lojës dhe të mësohet që të ketë rëndësi mendimi i nxënësit/es. Më me rëndësi se informacioni i thjeshtë dhe se shkathtësia bazike, është që nxënësi të mos e humbë aftësinë kreative.
Shumë shpesh, ndjekja e rregullave dhe vendosja e kornizave të ndryshme krijojnë kufizime të të menduarit të nxënësit dhe, me këtë, edhe shuarje të impulseve kreative. Në shumë raste, bashkëpunimi, ndarja e mendimeve dhe diskutimi, pas leximit, ofron bazë shtesë për të kuptuarit e tekstit të lexuar.

 

Së këndejmi, teksti përbëhet nga njësi të ndryshme që inkorporojnë më vete më shumë tema dhe gërshetojnë rezultate të pritshme që mund të përforcohen nga njësia në njësi. Prandaj, nuk kemi të bëjmë me njësi të ngurta, në të cilat njëra shpreh një temë të vetme dhe një grup rezultatesh të pritshme te nxënësit, por gërshetohen si temat, ashtu edhe rezultatet e pritshme. Organizimi strukturor është i tillë që përfshin parapërgatitjen për njësinë ose për tekstin, pastaj është pjesa e bashkëbisedimit për njësinë ose e leximit të teksteve dhe, pastaj është pjesa pas bashkëbisedimit ose leximit që është edhe më thelbësorja, pasi aftëson nxënësin për ta nxënë përmbajtjen e njësisë ose të tekstit dhe për të diskutuar nocione të tjera të parapara në planin dhe programin mësimor. Mësimdhënësit/et do të jenë të lirë të zgjedhin forma, metoda dhe teknika të mësimdhënies sipas zgjedhjes së tyre krahas teksteve dhe detyrave brenda tekstit. Zgjedhjet përcaktohen nga numri i nxënësve brenda klasës.
Teksti është hartuar sipas mësimit të ashtuquajtur tradicional që i përgatit nxënësit për testimin e standardizuar me të cilin do të përballennë nivelet e mëtutjeshme të shkollimit. Kjo përfshin detyra, pyetje e kuize të ndryshme përmes të cilave nxënësi përgatitet për mësimet e mëvonshme. Po ashtu, teksti është mbështetur në mësimin ndijor/shqisor që përfshin mësimin visual (përmes pamjes), auditor (përmes dëgjimit) dhe kinestetik (përmes aktivitetit fizik). Mësimdhënësi u ofron nxënësve përvoja shtesë, aktivitete, material vizuale dhe audio digjitale dhe bashkëpunim mes vet nxënësve. Si forma propozohen ajo individuale, kur ka numër më të vogel nxënësish në klasë, në çifte dhe ajo në grupe, kur ka numër më të madh nxënësish. Propozohen metoda e punës me tekst, pastaj ajo e demonstrimit, ajo e mësimit në formë elektronike (e-learning) dhe ajo e bashkëbisedimit, si më kryesoret sipas njësive.

 

Urojmë që teksti t’ua plotësojë nevojat nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në këtë mënyrë të arrihen edhe synimet e tij.

 

 

 

 

***

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 291/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 30.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Gjuha Shqipe 6 – Fletore Pune për klasën e gjashtë
Bardh Rugova, Shpëtim Elezi, Qëndresa Jakupi, Adelajda Baftiu
bardhrugova@yahoo.com; shpetim_elezi@hotmail.com; qendresajakupi@hotmail.com; a.baftiu@hotmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Anda Gjikolli, Adelinë Selmani, Fatjon Zekaj
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Flamur Krasniqi
Ilustrimet: Albert Mushkolaj
Kopertina: Flamur Krasniqi

 

 

Recensentë: Dr. Haki Hysenaj, Dr. Imri Badallaj, Arianit Behrami, Kushtrim Maloku

 

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

www.kgscenter.net

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)

 

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
811.18(076.1)(075.2)
Rugova, Bardh
Gjuha shqipe 6: fletore pune / Bardh Rugova, Shpëtim Elezi, Qëndresa Jakupi, Adelajda Baftiu
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 76; 24 cm.
1. Elezi, Shpëtim 2. Jakupi, Qëndresa 3.Baftiu, Adelajda

 

 

ISBN 978-9951-05-293-1

 

***

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 291/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Autorët

Bardh Rugova, Shpëtim Elezi, Qëndresa Jakupi, Adelajda Baftiu

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët bardhrugova@yahoo.com shpetim_elezi@hotmail.com qendresajakupi@hotmail.com a.baftiu@hotmail.com