Shfleto

EDUKATA MUZIKORE 6 (LIBËR BAZË)

Libri që po e merrni në dorë ju është dedikuar juve, me të vetmin qëllim që puna Juan të bëhet më e lehtë, më e natyrshme dhe kjo punë të japë rezultate maksimale në transmetimin e njohurive të domosdoshme që nxënësit ta formojnë personalitetin e tyre intelektual dhe emocional, me shpresë që ata, gjithashtu, të kultivojnë qëndrim aktiv ndaj vlerave të kulturës së ngushtë kombëtare, por edhe vlerave gjithënjerëzore.
Libri respekton strukturën formale të temave, të cilat janë përfshirë në kurrikulën e lëndës së muzikës. Dhe, siç parashihet në të, rezultatet e të nxënit të fushës (RNL), të cilat zbërthehen dhe specifikohen me and të rezultateve të të nxënit të lëndës, të organizuara në katër tërësi tematike kryesore: Krijimtaria dhe performanca artistike, Gjuha dhe komunikimi artistik, Muzika dhe shoqëria dhe çmuarja dhe vlerësimi estetik-artistik.
Brenda për brenda këtyre temave, këshillat jepen në radhë të parë që arsimtari të ketë informacion më të kompletuar sesa që libri nxënësit përmban.
Kujdes i veçantë i është kushtuar ndërlidhjes së muzikës me lëndët e tjera. Kjo është bërë në hapësirën e dëgjimit muzikor, të mësimit të këngëve, të njohjes së instrumenteve etj.
Mbi të gjitha, ky libër do ta ndihmojë arsimtarin të gjejë një rrugë të përshtatshme që të arrijë në cakun përfundimtar, e ai është: a) aftësimi i nxënësit për ta përjetuar muzikën si dëgjues aktiv dhe si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, b) që nxënësi ta kultivojë ndjenjën dhe shijen për të dalluar vlerën dhe jovlerën në muzikë, c) të kontribuojë në zhvillimin e aftësive për punë të pavarur dhe d) që nxënësi të jetë gjithmonë pjesëmarrës sa më aktiv në botën e muzikës. Kjo qasje e përgjithshme në procesin e edukimit dhe arsimimit muzikor pa mëdyshje do të ndikojë në formimin e ndjenjave estetike, patriotike dhe sociale të tij.

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 198/01-b, të datës 28.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

 

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

 

Edukata Muzikore 6 për klasën e gjashtë
Drita Rudi, Rafet Rudi, Donika Rudi Berishaj
dritarudi@gmail.com; donikarudi@gmail.com

 

 

Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Prof. Asoc. Merita Juniku, Dëfrim Behluli, Shaip Gugjuli, Prof. Tringa Dedi
Lektorë: Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Dizajni: Berat Lipa
Kopertina: Rinor Kelmendi

 

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

 

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
78(075.2)
Rudi, Drita
Edukata Muzikore 6 / Rafet Rudi, Donika Rudi Berishaj
Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 104f; ilustr:24 cm.
1. Rudi, Rafet 2. Berishaj, Rudi Donika

ISBN 978-9951-05-297-9

 

 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 198/01-b, të datës 28.06.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Autorët

Drita Rudi, Rafet Rudi, Donika Rudi Berishaj

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët dritarudi@gmail.com donikarudi@gmail.com