Shfleto

PAKETA DIDAKTIKE: “MËSOJ SI NXËNËS, LUAJ SI FËMIJË”

PAKETA DIDAKTIKE: “MËSOJ SI NXËNËS, LUAJ SI FËMIJË”

(LIBRI 3: PERIUDHA PRILL-QERSHOR – KLASA PËRGATITORE)

Çka është dhe si punohet me materialet e Paketës Didaktike:
“Mësoj si Nxënës, Luaj si Fëmijë”?

Paketa didaktike “Mësoj si nxënës, luaj si fëmijë” është mbështetur në kurrikulën e re që ka nxjerrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për klasën përgatitore.

Përmbajtja e paketës didaktike:

1. Paketa përbëhet nga tre libra pune për fëmijën, të ndarë sipas tri periudhave. Libri i parë është konceptuar për periudhën Shtator-Dhjetor; Libri i dytë është konceptuar për periudhën Janar-Mars; Libri i tretë është konceptuar për periudhën Prill-Qershor.
Brenda secilit libër jepen të integruara njohuritë dhe veprimtaritë nga të gjitha lëndët që zhvillohen në klasën përgatitore. Ato ndërthuren në mënyrë të tillë që fëmija të punojë në librin e vet të punës, por edhe të luajë me objekte dhe sende konkrete në veprimtaritë e tjera të planifikuara për ditën nga mësuesi/ja.
Librat janë shtypur në letër ekologjike, të certifikuar nga FSC.
! Për shkak të peshës së pakos, të moshës së fëmijës dhe qëllimit që ka viti përgatitor, të tre librat e punës qëndrojnë në klasë dhe plotësohen aty prej tij/saj. Vetëm me dëshirën e fëmijës apo të prindit mundet që libri të merret në shtëpi (për t’u parë e për t’u shfletuar për kënaqësinë e arritjeve të fëmijës).
! Librat e punës nuk janë konceptuar për t’u dhënë si detyrë e pavarur dhe të punohen prej fëmijëve në shtëpi.

a) Pjesë e paketës është “Alfabeti i gjuhës shqipe”, i cili u shërben fëmijëve për të mbajtur mend shkronjat duke nisur nga figurat që i shoqërojnë. Janë realizuar fletë për përsëritjen e shkronjave dhe fletë për përsëritjen e numrave deri në 10; Kartelat e kartonit me shkronjat e mëdha të shtypit, me fjalë dhe me figura; Kartelat me numra, figura, fjalë dhe paraqitjen e numrit me pika.
! Fletët e përsëritjes së shkronjave e të numrave me kartelat përkatëse mundet të merren nga fëmija në shtëpi dhe ai/ajo të luajë e të ushtrohet më tepër me to me ndihmën e prindit.

b) Për temat mujore janë parashikuar projekte të cilat do të realizohet në bashkëpunim mësues-prind-fëmijë.
! Edhe fletët e projekteve janë konceptuar si punime individuale, në çift ose në grup. Me dëshirën e fëmijës ato mund të merren në shtëpi dhe fëmija t’i plotësojë me prindin ose të shtojë elemente pas punës së kryer në klasë.

2. Çanta e fëmijës ka brenda një plastelinë, me të cilën fëmija do të realizojë modelime të ndryshme sipas programit dhe dëshirës individuale.
! Puna me plastelinë kryhet si në klasë edhe në shtëpi. Çanta që ndodhet në pako mbahet nga fëmija. Merret dhe sillet në klasë çdo ditë.

3. Pjesë e paketës është “Dosja e fëmijës”, e cila ndihmon mësuesin të organizojë punimet e fëmijëve sipas 10 muajve të vitit shkollor.
! Dosja e fëmijës qëndron në klasë dhe mbushet me punimet që ai/ajo bën.
! Nga dosja shkëputen fletët informuese dhe u jepen prindërve për të marrë një informacion në lidhje me përmbajtjen kurrikulare, me vëzhgimin e fëmijëve dhe me ndjekjen e curisë dhe të përparimit të tij/saj.

Autorët

Saranda Kumnova-Pozhegu, Aurela Zisi

Shtëpia botuese

DUKAGJINI

Kontakti

info@dukagjinipublishing.com