SHKATHTËSI PËR JETË 1 – (LIBËR BAZË)
Lënda mësimore “Shkathtësi për jetë” është futur si lëndë e re në kuadër të fushës kurrikulare “Jeta dhe puna”, në bazë të vendimit të aprovuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës në vitin 2016. Kjo lëndë ka përmbajtje të re programore, nga një orë në javë, përkatësisht 37 orë në vit, me ç’rast plani dhe programi lëndor ka hyrë në fuqi për zbatim në të gjitha shkollat në vitin shkollor 2017/2018. Teksti ndihmon në realizimin e përmbajtjeve që janë përcaktuar në lëndën “Shkathtësi për jetë”, për klasën e parë, nëpërmjet metodave të ndryshme të punës me qëllim të përmbushjes së kërkesave që ka kjo lëndë, por edhe për shkak të specifikave që mbart në vete.
Për realizimin e suksesshëm të lëndës “Shkathtësi për jetë”, përveç përdorimit të tekstit, mësimdhënësit mund të përgatisin dosje, gazeta, revista, literaturë të specializuar apo doracakë të ndryshëm për aktivitete me nxënës, si dhe materiale përkatëse pune. Përmbajtja e tekstit përfshin temat e shtjelluara me qëllim që nxënësi të ketë mundësi të njihet me rolet e ndryshme të individëve në jetë dhe në punë, të njihet me mjedisin shkollor dhe me mjedisin në përgjithësi, materialet e ndryshme dhe përdorimin e tyre, për trafikun dhe sjelljen e tij në trafik, profesionet, përdorimin e pajisjeve teknike, planifikimet, kujdesin ndaj ambientit dhe ruajtjen e shëndetit, si dhe mjedisin. Gjatë shtjellimit të tekstit, kemi pasur parasysh që, nëpërmjet kësaj lënde, t’u mundësohet nxënësve përmirësimi dhe zbatimi gradual në arritjen e rezultateve të lëndës për klasën e parë dhe të kompetencave të shkallës së parë nga fusha kurrikulare “Jeta dhe puna”.
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë të arsimit fillor, me vendimin numër 392/01-B, të datës 23.08.2019.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik,
me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i parë, viti 2021
Tirazhi: 30,000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Shkathtësi për jetë 1 për klasën e parë
Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Arbnor Pajaziti
vjollca.komoni@uni-pr.edu; enver.hamiti@uni-pr.edu; arbnor.pajaziti@uni-pr.edu
Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Leopard Cana
Ilustrimet: Freepik, Leopard Cana
Kopertina: Leopard Cana
Recensentë: Dr. Sabrije Osmanaj, Merita Zeqiri-Hajrizi, Shkëndija Jashari, Blerta Bytyçi
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore: www.kgscenter.net
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
37.016:37(075.2)
Komoni, Vjollca
Shkathtesi për jetë 1/
Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Arbnor Pajaziti.
– Prishtinë: Dukagjini, 2020. – 48 f. :ilustr. ; 28 cm.
1. Hamiti, Enver 2. Pajaziti, Arbnor
ISBN 978-9951-05-360-0
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë të arsimit fillor, me vendimin numër 392/01-B, të datës 23.08.2019.
Autorët |
Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Arbnor Pajaziti |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese "DUKAGJINI" |
Kontakti |
Shtëpia Botuese "DUKAGJINI" info@dukagjinipublishing.com Autorët vjollca.komoni@uni-pr.edu enver.hamiti@uni-pr.edu arbnor.pajaziti@uni-pr.edu |