FIZIKA 7 LIBËR BAZË
Nxënës të dashur
Në klasën e shtatë do t’i përforconi disa njohuri nga fizika e klasës së gjashtë. Do të vazhdoni të njiheni me bazat themelore të fizikës dhe disa nga zbatimet e saj shumë të rëndësishme.
Pasi që shekulli i 21-të është shekull i zhvillimit të hovshëm dhe shumë të shpejtë të teknologjisë informative dhe i shkencës në përgjithësi, detyrë shumë me rëndësi e shkollës në këtë shekull është që t’ju mësojë që të jeni sa më kreativë, në mënyrë që vetë, të pavarur të vini deri te dituritë e reja. Për shkak të zhvillimit të hovshëm dhe të shpejtë të shkencës dhe teknologjisë, bota shumë shpejt po ndryshon, prandaj të mësuarit e gjërave të reja nuk përfundon vetëm me shkollimin tuaj, por do të vazhdojë gjatë tërë karrierës suaj profesionale.
Libri i fizikës së klasës të shtatë do t;ju shërbejë si njëri nga burimet bazë të johurive nga fizika. Librin duhate ta lexoni edhe pa ndihmën e arsimtarit. Gjatë leximit të këtij libri duhet të keni durim dhe të mos dorëzohuni, edhe në rast se nuk e kuptoni ndonjë formulë, shembull apo eksperiment. Gjatë procesit të mësimit të fizikës merrni pjesë në nëmyrë aktive në diskutime, përgjigje të pyetjeve, gjatë eksperimenteve dhe zgjidhjeve të detyrave. Nëse nuk kuptoni dukurinë nga libri dhe arsimtari, hulumtoni edhe burime të tjera të dijes: nga interneti, TV etj.
Gjatë leximit të këtij libri do të vëreni edhe lidhjen e fizikës me shkencat e tjera: kiminë, biologjinë, matematikën, informatikën, teknikën, mjekësinë etj. Nëse do të arrini të mësoni mirë fizikën, ju po ashtu do të fitoni njohuri edhe nga matematika, kimia, do të mësoni të mendoni në mënyrë kreative, analitike dhe do të mësoni të zgjidhni probleme nga më të ndryshmet.
Ky libër përmban shumë eksperimente, sepse eksperimenti është bazë për të kuptuar edhe vërtetuar një ligj në fizikë. Pastaj ka shumë ilustrime, imazhe dhe fotografi që direkt lidhen me dukurinë përkatëse fizike, Fotografitë, figurat dhe vizatimet do t’ju lehtësojnë të kuptuarit të fenomenit fizikë.
Po ashtu secili kapitull ka edhe probleme të zgjidhura përmes formulave matematikore. Pra, matematika pas eksperimentit është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe paraqet gjuhën e fizikës.
Në secilin kapitull ka edhe kuriozitete, të cilat u dedikohen nxënësve që kanë interes të veçantë për fizikën.
Po ashtu parashihen edhe projekte, ku nxënësi vetë ose në grup do të punojë një projekt në lidhje me një fenomen fizik.
Përveç librit bazë, nxënësit mund të shfrytëzojnë edhe fletoren e punës, në të cilën do të gjenjë pyetje, detyra dhe eksperimente të ndryshme.
Në fund të secilit kapitull nxënësi duhet të përgjigjet në pyetjet dhe t’i zgjidhë detyrat nga pjesa Çka keni kuptuar?
Ju urojmë sukses gjatë mësimit të fizikës së klasës të shtatë dhe dëshirojmë që ky libër t’ju bëjë të lehtë dhe interesant mësimin e fizikës.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët fillor, me vendimin numër 301/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Fizika 7- Libri bazë për klasën e shtatë
Skender Kabashi, Skender Ahmetaj, Fetah Zejnullahu
shemsi.krasniqi@gmail.com; sheribane.bahtiri@hotmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Prof. Lirije Gegaj, Prof. Fatmir Hoti, Dr. Luan Kola, Dr. Xhafer Ismajli
Lektorë: Muhamet Reçica, Sylë Osmanaj, Adelinë Selmani
Dizajni: Shend Tigani
Ilustrimet:
Kopertina: Rinor Kelmendi
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
53(075.2)
Kabashi, Skender
Fizika 7 – Libri Bazë /Skender Kabashi, Skender Ahmetaj, Fetah Zejnullahu
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 202f.: ilustr.; 24 cm.
1. Ahmetaj, Skender; 2.Zejnullahu, Fetah
ISBN 978-9951-313-6
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 301/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Autorët |
Skender Ahmetaj, Skender Kabashi, Fetah Zejnullahu |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI |
Kontakti |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët skender.kabashi@uni-pr.edu |