GJUHA SHQIPE 7 (FLETORE PUNE)
I/e dashur nxënës/e,
E dimë që pak si me përtesë e ke nisur vitin e ri shkollor pasi pushimet verore do të kenë qenë të bukura dhe të jesh kënaqur shumë. Por, shtatori me obligime të reja. Tek e fundit, a nuk do të ishte jeta e mërzitshme dhe monotone vetëm me verë, det e pushime në fshat. A nuk do të ishin ditët e mërzitshme pa obligimet e shkollës?
Gjithsesi, shtatori nuk është fundi i lojës, por fillimi i lojërave të tjera. Tash do të luajmë, por duke luajtur do të mësojmë gjëra të reja.
I dashur nxënës, më së miri mësohet nëse orën e mësimit nuk e përjeton si orë të obligueshme, por si pjesë të lojës, në të cilën do të fitosh. Kur luan futboll, basketboll, apo volejboll ti djersitesh dhe lodhesh shumë, por gjithë kohën të mban në lojë dëshira për të fituar, e kur fiton, e harron lodhjen, ndërkaq kur nuk fiton nuk ke humbur, por ke fitur një shans të ri për të fituar. Lojë e këtillë është edhe ora e mësimit dhe orët e mësimit-mund të lodhësh e të mërzitesh vetëm nëse nuk e do fitoren.
Kjo fletore pune është bërë për kënaqësinë tënde, që mësimin ta përjetosh ashtu siç do ti, jo si obligim, por si lojë dhe garë. I dashur nxënës, të lusim që të mos kesh frikë nga gabimet, të mos stepesh nga frika se do të gabosh, pasi gabimi është akt i guximtarëve-të gabosh duke u përpjekur të bësh diçka mirë është virtyt. Mendo sikur, nga frika se do të huqësh koshin, të mos gjuash në kosh, a mund të shënosh kosh nëse nuk gjuan?
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e shtatë të arsimit të mesëm të ulët fillor, me vendimin numër 289/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2020
Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i dytë, viti 2020
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Gjuha Shqipe 7- Fletore Punepër klasën e shtatë
Rrahman Paçarizi
paccarizi@gmail.com
Për botuesin: Agim Lluka
Redaktore ekzekutive: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Recensentë: Dr. Haki Hysenaj, Dr. Imri Badallaj, Arianit Behrami, Kushtrim Maloku.
Lektore:
Dizajni: Flamur Krasniqi
Ilustrimet:
Kopertina: Flamur Krasniqi
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
811.18(076.1)(075.2)
Rrahman Paçarizi
Gjuha Shqipe 7 – Fletore Pune /Rrahman Paçarizi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 116f.: ilustr.; 24 cm.
1. Paçarizi, Rrahman
ISBN 978-9951-05-302-0
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 289/01-b, të datës 12.07.2019.
Tekst i rishikuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Autorët |
Rrahman Paçarizi |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI |
Kontakti |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët paccarizi@gmail.com |