Shfleto

TEKNOLOGJI ME TIK 6 (FLETORE PUNE)

Fletore pune është hartuar duke u mbështetur në tekstin Teknologji me TIK për klasën e gjashtë dhe duhet të trajtohet si pjesë përbërëse e tij. Kjo fletore ndihmon që më lehtë të përvetësohen njësitë mësimore si dhe të përgatisë nxënësit dhe t’i orientojë ata drejt qëllimeve të veta, orientimin në karrierë, dhe mësimin e pjesëve të teknologjisë, prodhimit të letrës, drurit, përdorimit të tyre në praktikë si dhe në realizimin e projekteve përmes mësimeve praktike.

 

Detyrat praktike të paraqitura në fletore pune janë të ndërlidhura me temat e shtjelluara dhe secila sosh iu përgjigjet njësive mësimore të shtjelluara në tekstin Teknologji me TIK, klasa e 6-të.
Për të kryer me susses përgjigjet në pyetjet nga temat e përcaktuara më planprogram, disenjimin e objekteve, përdorimin e kompjuterit për punë të caktuara, plotësimin e tabelave dhe punimin e modeleve nga fletore pune, së pari lexohet teksti që është dhënë në fletore, të kuptohet përmbajtja e pyetjeve apo e detyrave, të konsultohet libri bazë, pastaj të mendohet dhe të jepet përgjigjja e kërkuar ose të ndërmerren veprime/punë të caktuara deri te konkretizimi i suksesshëm i tyre.

 

Nëpërmjet lëndës Teknologji me TIK nxënësit stimulohen që të zhvillojnë shkathtësitë praktike duke filluar nga përdorimi i letrës, drurit, veglave të punës, të zhvillojnë të menduarit kritik gjatë krijimit të modeleve në praktikë, gjithashtu të nxiten në bashkëpunimin, në punën në grupe dhe projekte të ndryshme, të shfaqin qëndrime vendimmarrëse në situata të ndryshme duke dhënë arsyetim mbi vendimet që marrin në përgatitjet për jetën profesionale dhe karrierën e ardhshme.
Për të arritur rezultate më të larta, sugjerojmë që nxënësit së bashku me arsimtarin/en të përdorin deter dhe projekte të tjera, të ngjashme me këto në fletoren e punës.
Shfrytëzojmë rastin që t’iu dëshirojmë punë të mbarë rreth realizimit të detyrave dhe modeleve të parashtruara në këtë fletore të punës.

 

 

 

***

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 269/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

***

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 30.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Teknologji me TIK 6 – Fletore Pune për klasën e gjashtë
Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamit, Zana Kurtishi Rudi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu; vjollca.komoni@uni-pr.edu; enver.hamiti@uni-pr.ed; zanakurtishi@hotmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Anda Gjikolli, Adelinë Selmani
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Shend Tigani
Kopertina: Shend Tigani

 

Recensentë: Dr. Ahmet Geci, Dr. Bujar Krasniqi, Nadire Gashi, Vlora Bllaca

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
004(076.1)(075.2)
Pajaziti, Arbnor
Teknologjia me TIK 6 – Fletore Pune/ Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Zana Kurtishi Rudi

Prishtinë: Dukagjini, 2019. – 116 ilustr; 24 cm.
1. Komoni, Vjollca 2. Hamiti, Enver 3. Rudi, Kurtishi Zana

 

 

ISBN 978-9951-05-291-7

 

***

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e gjashtë të arsimit të mesëm të ulët, me vendimin numër 269/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Autorët

Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Zana Kurtishi Rudi

Shtëpia botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët arbnor.pajaziti@uni-pr.edu vjollca.komoni@uni-pr.edu enver.hamiti@uni-pr.edu zanakurtishi@hotmail.com