GJUHA SHQIPE 1 (LIBËR LEXIMI)
Libri i leximit, si pasabetare, synon t’i përforcojë aftësitë e leximit të nxënësve dhe të krijimit të shprehive bazike të shkrimit dhe të leximit. Në përfundim të klasës së parë, pra, pasi të ketë mësuar nga Libri i leximit i klasës së parë dhe pas nxënies së shkronjave dhe të shkrim-leximit nga Abetarja, është e pritshme që nxënësi/ja të lexojë në mënyrë të rrjedhshme, të kuptimshme, me intonacion të duhur dhe mund të krijojë shkathtësi bazike për të diskutuar vizatime, tekste, objekte të ndryshme.
Po ashtu, ai/ajo do të njihet me kategori të ndryshme tekstore dhe do të mësojë të diskutojë rreth teksteve të tilla, të ndryshme. Ai/ajo do të mësojë, njëherësh, shkathtësi bazike të të hartuarit, për të shprehur mendime të thjeshta, për të përshkruar sende, vizatime, pamje e për të rrëfyer situata të thjeshta. Synohet që përmes leximit (me zë) të nxitet edhe shkathtësia e dëgjimit të tekstit për ta afruar gjuhën më komplekse dhe fjalësin e ri. Pastaj, diskutimet, detyrat dhe pyetjet e ndryshme synojnë krijimin e shkathtësive për zbërthime të koncepteve abstrakte dhe lidhjeve tekstore me përvojat vetanake. Gjinia (zhanri) tekstor dhe disenji i tekstit janë krijuar me synimin që të krijohet një komunikim më i plotë, përfshirë ilustrimet pamore.
Mësuesit/mësueset pritet që, sipas nevojës, të shtojnë a heqin detyra, të japin sqarime të nevojshme, të ofrojnë zgjidhje shtesë dhe të përzgjedhin mënyra të të lexuarit (të përbashkëta, individuale, në çift). Leximi i tekstit ka të bëjë kryesisht me zhvillimin e aftësive të leximit, të shpejtësisë së leximit, të intonacionit – sidomos mbështetur në shenjat e pikësimit, ndërsa pjesa pas leximit aftëson nxënësin/en për ta nxënë përmbajtjen e tekstit dhe për të diskutuar nocione të tjera të parapara në planin dhe programin mësimor. Teksti përfshin edhe njësi që lidhen me mësimin e tingujve, të gramatikës dhe të kategorive tekstore, si elemente mbështetëse për shkathtësinë e leximit dhe shkathtësitë e komunikimit.
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 151/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 28.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Gjuha Shqipe 1 për klasën e parë
Bardh Rugova, Atdhe Hykolli
bardhrugova@yahoo.com
Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Korrektura: Anda Gjikolli
Koncepti vizual: Arvan Berisha
Disenji: Dorlir Kraja
Ilustrimet: Arvan Berisha, Medina Gashi
Kopertina: Arvan Berisha
Recensentë: Dr. Fadil Latifi, Prof. Ardita Berisha, Mësuese Diana Duraku, Psikolog Shkëlqim Statovci
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
www.kgscenter.net
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18(075.2)
Bardh Rugova
Gjuha Shqipe 1 – Libër Leximi / Bardh Rugova, Atdhe Hykolli
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 86f.; 30cm.
1. Hykolli, Atdhe
ISBN 978-9951-05-274-0
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 151/01-b, të datës 27.06.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Autorët |
Bardh Rugova, Atdhe Hykolli |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI |
Kontakti |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com EMAILI I AUTORIT: bardhrugova@yahoo.com |