SHKATHTËSI PËR JETË 2 (FLETORE PUNE)
Fletorja e punës është pjesë përbërëse e tekstit Shkathtësi për jetë për klasën e dytë. Kjo fletore e punës ndihmon që më lehtë të përvetësohen njësitë mësimore të parashikuara me plan program lëndor që ka hyrë në fuqi për zbatim në të gjitha shkollat fillore në vitin shkollor 2017/2018.
Fletët e punës janë të ndërlidhura me tekstin bazë dhe secila sosh i përgjigjet njësive mësimore të përpunuara në tekstin Shkathtësi për jetë klasa 2.
Për të kryer me sukses përgjigjet në pyetjet, vizatimin e figurave, ngjyrosjen e vizatimeve, plotësimin e tabelave dhe aktivitetet e dhëna në fletoren e punës, së pari lexohet përmbatja që është dhënë në fletore, të kuptohet teksti i pyetjeve apo aktiviteteve, të konsultohet libri bazë, pastaj të mendohet dhe të jepet përgjigja e kërkuar ose të ndërmerren aktivitete të caktuara deri te konkretizimi i suksesshëm i tyre.
Sa i përket përgjigjeve të dhëna, ato duhet të jenë të sakta, të qarta, precize dhe të shkurta.
Nxënësit e kësaj moshe stimulohen që nëpërmjet lojës të njohin materialet, të manipulojnë me vegla, të kryejnë veprime të thjeshta me to, t’i praktikojnë rregullat në trafik, të kenë kujdes për shëndetin, mbrojtjen e mjedisit dhe mediat.
Për të arritur rezultate më të larta, sugjerojmë që nxënësit së bashku me mësuesen/in, prindërit ose kujdestarin të përdorin detyra dhe aktivitete tjera, të ngjashme me këto në fletoren e punës.
Shfrytëzojmë rastin që të ju dëshirojmë punë të mbarë rreth realizimit të detyrave të parashtruara në këtë fletore të punës.
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 325/01-b, të datës 17.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
***
Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës
www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com
© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.
Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 27.000
Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë
Shkathtësi për jetë – Fletore pune për klasën e dytë
Arbnor Pajaziti, Vjollca Komoni, Enver Hamiti; Visare Xhafa-Lajçi
arbnor.pajaziti@uni-pr.edu; vjollca.komoni@uni-pr.edu; enver.hamiti@uni-pr.edu; viska.l@live.com
Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Dizajni: Shend Tigani
Kopertina: Shend Tigani
Recensentë: Dr. Sabrije Osmanaj, Dr. Binak Gërguri, Merita Zeqiri Hajrizi
Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
www.kgscenter.net
Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
796(076.1)(075.2)
Arbnor Pajaziti
Shkathtësi për Jetë 2 – Fletore Pune /Vjollca Komoni, Enver Hamiti, Visare Xhafa Lajçi
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 60f.: ilustr. Me ngjyra; 30 cm.
1.Pajaziti, Arbnor 2. Komoni, Vjollca 3. Hamiti, Enver
ISBN 978-9951-05-328-0
***
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 255/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Autorët |
Arbnor Pajaziti,Vjollca Komoni. Enver Hamiti, Visare Xhafa-Lajçi |
---|---|
Shtëpia botuese |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI |
Kontakti |
Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët arbnor.pajaziti@uni-pr.edu vjollca.komoni@uni-pr.edu enver.hamiti@uni-pr.edu viska.l@live.com |