Shfleto

SHOQËRIA DHE MJEDISI 2 (FLETORE PUNE)

Lënda “Shoqëria dhe mjedisi 2” si pjesë e fushës kurrikulare Edukim për shoqërinë, përmes kërkimit, krijon kushte për ndërtimin dhe demonstrimin nga nxënësit të kompetencës qytetare. Edukimi qytetar demokratik është një ftesë për të respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut; është një proces ku gërshetohen njohuritë me sjelljet që reflektojnë qytetari; është pjesëmarrje dhe vendimmarrje e përbashkët; është një proces ku respektohet diversiteti. Lënda “Shoqëria dhe mjedisi 2”, është vazhdim i tekstit “Shoqëria dhe mjedisi 1”. Ai hedh themelet për zhvillimin e njohurive, formimin e shkathtësive, si dhe qëndrimeve te nxënësit.

 

Çfarë përmban libri?
Libri “Shoqëria dhe mjedisi 2” është konceptuar në përputhje me programin “Shoqëria dhe mjedisi” të miratuar nga MASHT. Mësuesi ndihmon nxënësit që të komunikojnë në mënyrë të kulturuar, të ndërtojnë marrëdhënie bashkëpunimi të ngrohta me njëri-tjetrin, të kuptojnë rolin që duhet të luajnë në familje, në shkollë dhe në shoqëri. Aktivitetet e planifikuara për t’u zhvilluar brenda dhe jashtë shkollës, synojnë të formojnë te nxënësit shprehi praktike të të jetuarit së bashku në mënyrë demokratike, t’i përgatisin ata për pjesëmarrje aktive dhe vendimmarrje, për të qenë qytetarë të denjë të së nesërmes. Libri motivon një ndërveprim të efektshëm midis nxënësve dhe mësuesit, punës në grupe të vogla dhe të mëdha, punës së pavarur dhe asaj individuale, duke i dhënë përparësi stimulimit të ideve të nxënësve. Ky tekst i shërben mësuesve për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj, për zhvillimin e kompetencave të qytetarisë. Libri sugjeron metoda, teknika, strategji të mësimdhënies e të nxënies që nxisin interesin, gjithëpërfshirjen, ndërveprimin dhe punën kërkimore të nxënësve. Përzgjedhja dhe përdorimi i tyre nga mësuesit bëhet në funksion të zhvillimit të kompetencave të nxënësve, duke respektuar stilet e tyre të të nxënit.

 

Pse është i rëndësishëm studimi i librit “Shoqëria dhe mjedisi 2”?
Teksti “Shoqëria dhe mjedisi 2” është koherent, nga mënyra se si prezantohet, është i qartë dhe i kuptueshëm për nxënësit. Ai krijon mundësi për zhvillimin e shkathtësive komunikuese te nxënësit, për vlerësim dhe vetëvlerësim, për punë të pavarur, për vazhdimësinë e njohurive, për nxitjen e kuriozitetit të nxënësve në marrjen e informacioneve të kërkuara, krijon mundësi integrimi brenda fushës dhe me fushat e tjera, si gjuha dhe komunikimi, shkencat e natyrës, matematikën, artet pamore, edukata fizike, sporti dhe shëndeti etj.
Ky tekst u krijon mundësinë nxënësve që të shprehin mendimin e tyre, me gojë ose me shkrim për një temë të caktuar, të parashtrojnë argumente pro ose kundër gjatë zgjidhjes së problemeve, të bashkëveprojnë në mënyrë aktive me moshatarët e tyre dhe të tjerët, të promovojnë tolerancën dhe diversitetin, të propozojnë disa rregulla dhe të tregojnë arsyen pse i propozojnë ato, të kuptojnë se si merren vendimet në grup, të bëhen të vetëdijshëm për nevojën e punës së përbashkët dhe rëndësinë që ajo ka në shoqëri.

Ky libër do t’u shërbejë mësuesve për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarive mësimore të nxënësve, si dhe arritjeve të tyre në klasë dhe jashtë saj. Po ashtu prindërve do t’u shërbejë për të lehtësuar të nxënët e fëmijëve të tyre. Mësuesit të shfrytëzojnë tekstin bazë, fletoren e punës, internetin, enciklopeditë, vizitat jashtë mjediseve të shkollës etj.

 

 

 

***

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 325/01-b, të datës 17.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

***

 

Shtëpia Botuese “Dukagjini”
Hajdar Dushi, nr. 27
Prishtinë, 10 000
Republika e Kosovës

 

 

www.dukagjinibotime.com
info@dukagjinipublishing.com

 

 

© Shtëpia botuese “Dukagjini”, 2021

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, memorizohet apo të përcillet në ndonjë formë a me ndonjë mjet elektronik, mekanik, me anë të fotokopjes, në disk ose në mënyra të tjera, përfshirë dhe kinemanë, radion, televizionin, pa autorizimin me shkrim nga botuesi.

 

 

Botimi i tretë, viti 2021
Tirazhi: 27.000

Shtypi: SH.P.K “DUKAGJINI” Pejë

 

Shoqëria dhe Mjedisi 2- Fletore pune për klasën e dytë
Lindita Lutaj, Dhurata Tara-Nixha, Miranda Stavileci

l.lutaj@yahoo.com; dhnixha@hotmail.com; stavileci.miranda@gmail.com

 

Për botuesin: Agim Lluka
Kryeredaktor: Kujtim Shala
Redaktore menaxhuese: Erza Mati
Lektura dhe korrektura: Adelinë Selmani, Anda Gjikolli
Redaktor teknik: Lavdim Beqiri
Disenji: Diellza Gojani
Ilustrimet: Diellza Gojani
Kopertina: Diellza Gojani

 

Recensentë: Dr. Zeki Morina, Msc. Dafina Ademi, Festime Sijarina.

 

 

Të gjitha fotografitë dhe ilustrimet © Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

 

Mbikëqyrja profesionale e paraqitjes së çështjeve të barazisë gjinore në këtë libër është bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
www.kgscenter.net

 

Ky libër është i regjistruar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
504.61(076.1)(075.2)
Lutaj, Lindita
Shoqëria dhe mjedisi 2 – Fletore Pune /Dhurata Tara – Nixha, Miranda Stavileci
Prishtinë: Dukagjini, 2019. 48f.: ilustr.; 30 cm.
1. Stavileci, Miranda 2. Tara-Nixha, Dhurata

 

ISBN 978-9951-05-331-0

 

***

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës e ka lejuar për botim dhe përdorim këtë tekst shkollor për klasën e parë, me vendimin numër 267/01-b, të datës 11.07.2019.
Tekst i ribotuar sipas specifikave të lëndës së raportit të dorëzuar me NR.P: 1580, të datës 08.07.2020, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Autorët

Dhurata Tara – Nixha Miranda Stavileci Lindita Lutaj

Shtëpia Botuese

Shtëpia Botuese DUKAGJINI

Kontakti

Shtëpia Botuese DUKAGJINI info@dukagjinipublishing.com Autorët l.lutaj@yahoo.com dhnixha@hotmail.com stavileci.miranda@gmail.com